28/05/2024
11.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Gjendet dy trupa të pajetë në malin Pirin, njëri dyshohet se është shtetas i Maqedonisë

Pas disa ditë kërkimesh është gjetur trupi i turistit bullgar Plamen Hristov, i cili ishte zhdukur para një jave. Trupi i pajetë është gjetur nën majën Vihren në malin Pirin të Bullgarisë, ndërsa pranë tij është gjetur edhe një trup tjetër i një burri, i cili nuk është identifikuar, por supozohet se është shtetas i Maqedonisë së Veriut, sepse si ai janë gjetur denarë të Maqedonisë së Veriut.

Informacionin e publikoi botimi elektronik “24 çasa”. Policia po kontrollon hotelet në Bansko dhe Sandanski. Asnjë burrë nga zona nuk është raportuar i humbur në policinë lokale.

MIA e kontaktoi Ministrinë e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, por nga atje na informuan se tani për tani nuk kanë informacion për shtetas të vdekur nga Maqedonia e Veriut në Bullgari.

Të fundit