Sipas të dhënave më të fundit, deri më tani 341.684 njerëz janë infektuar me koronavirus në të gjithë botën. Prej tyre, 14.751 vdiqën dhe 99.041 persona të tjerë u shëruan.
Kinë – Komisioni Kombëtar i Shëndetit të Kinës njoftoi sot se nuk janë regjistruar raste të reja lokale të infeksionit me Kovid-19 në vend, por 39 raste të “importuara” të konfirmuara. Dita e pestë me radhë pa raste të reja në Vuhan.
Britani – Një djalosh 18 vjeçar është viktima më e re e koronavirusit në Britani, ku sipas të dhënave të fundit, ka 5.740 të infektuar dhe 281 të vdekur. I riu kishte probleme të tjera shëndetësore. Dje u paraqitën edhe 48 infeksione të reja.
Turqi – Unioni Mjekësor kërkon nga autoritetet të bëjnë më shumë teste për koronavirusin e ri dhe konsiderojnë se ka shumë raste të paregjistruara të infeksionit.
Spanjë – Kufizohet hyrja e të huajve në territorin e vendit.
Tokio – Lojërat Olimpike mund të shtyhen për shkak të koronavirusit, theksoi kryeministri japonez.
Evropë – Ka filluar testimi klinik i katër ilaçeve kundër koronavirusit
Australi – Rritet numri i të infektuarve të rinj – mbi 1.600, janë ndërmarrë masa të rrepta. Autoritetet ndaluan edhe lundrime të kroçereve me qindra pasagjerë që ankoheshin për sëmundje të frymëmarrjes.
Venezuelë – Publikohen seri masash ekonomike për të ndihmuar në trajtimin e sfidave të përhapjes së koronavirusit. bs/fab