13/10/2024
18.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Gjendje e jashtëzakonshme në Brazil, uji i lumit kthehet në shkumë

Një lumë në Rio Seco të Brazili jugor është nën pushtetin e shkumës, ndërsa vendi shpalli gjendjen e jashtëzakonshme.

Shkuma e bardhë e trashë u krjua nga derdhja e acidit sulfonik, lëndë që mund të shkaktojë dëm serioz për shëndetin e njeriut.

Substanca, e përdorur për prodhimin e detergjenteve dhe materialeve të pastrimit të shtëpisë, u derdh pas përplasjes së një kamioni.

Një stacion trajtimi u mbyll të hënën në mëngjes për të parandaluar marrjen e ujit të kontaminuar – duke prekur potencialisht aksesin e dhjetëra lagjeve në ujin e pijshëm.

Videoja e shpërndarë nga BBC (kliko këtu për të parë pamjet e plota) tregon se si shkuma ka “pushtuar” lumin, i cili dikur ishte me ujë të pastër të rrjedhshëm.

Të fundit