Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi se në 24 orët e kaluara janë regjistruar 1,143 shkelje nga qytetarë që nuk e respektuan masën për mbajtjen e maskave.
Në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, 905 personave u dhanë vendime për izolim, ndërsa 120 persona nënshkruan deklarata për vetizolim.
Punonjësit e policisë bënë kontrollin e personave në izolim dhe vetizolim dhe nuk u regjistruan persona të cilët nuk e kanë respektuar masën per izolim dhe vetizolim. ls/shk/