Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) ka shqiptuar gjobë ndaj Odës së Avokatëve të Kosovës (OAK), për mos zbatim të vendimit të AIP-së, i cili ka obliguar këtë institucion të ofrojë qasje në dokumente publike, sipas kërkesës së palës, në pajtim me dispozitat e Ligjit Nr. 06/L-081 për Qasje në Dokumente Publike.
Kështu bëhet e ditur në njoftimin për media të AIP-së.
“Vlen të theksohet se ky është vendimi i parë për shqiptimin e gjobës, ndaj një institucioni, për arsye të mos zbatimit të vendimeve të Agjencisë për Informim dhe Privatësi lidhur me zbatimin e Ligjit Nr. 06/L-081 për Qasje në Dokumente Publike”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/