30/04/2024
15.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Gjurçinovski: Ditën e Armatës për herë të parë e festojmë si anëtare e plotë e NATO-s

“Sot po shënojmë 28-vjetorin e armatës, viti i parë si anëtar i plotë i NATO-s dhe për këtë jemi krenarë. Anëtarësimi në Aleancë është përfitim dhe privilegj për çdo shoqëri demokratike. Por, anëtar kredibil dhe i respektuar do të jemi vetëm me respektim të vlerave demokratike, besnikëri ndaj aleancës dhe solidaritet”, tha komandati i Shtabit të Përgjithshëm të URMV-së, Vasko Gjurçinovski në fjalimin e tij për shënimin e 28 vjetorit.

Para mysafirëve të pranishëm në studionin ushtarak në Parkun e Qytetit në Shkup, Gjurçinovski theksoi se çdo gjeneratë kontribuoi dhe la shenja në zhvillimin e armatës.

“Të jemi krenar për arritjet për shkak se të gjithë bashkërisht arritëm të jemi në aleancën më të fuqishme në historinë e njerëzimit. Ky është sukses i madh i të gjithëve pjesëtarëve të tanishëm dhe të kaluar të armatës”, tha Gjurçinovski.

Ai potencoi se siguria dhe shëndeti i qytetarëve do të jenë prioriteti i qytetarëve, por edhe transformimi sipas parimit ‘njerëzit e duhur në vende të duhura”, pajisje dhe modernizim, si dhe veprimet që dalin si anëtar i plotë i NATO-s.

“Po ballafaqohemi me armikun e padukshëm COVID-19, po armata gjithkund dhe çdoherë do të angazhohet nëse ka nevojë. Do vazhdojmë të menaxhojmë me pandeminë dhe me të gjitha sfidat ku mund të ndihmojnë. Fuqinë e marrim nga profesionaliteti, përkushtimi, përvoja dhe dija. Armata është me ju, dhe me atë ju keni mik dhe aleat të vërtetë i cili asnjëherë nuk do t’ju dëshpërojë”, tha mes tjerash ai./Telegrafi/

Të fundit