25/07/2024
18.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë iniciativën për mospërdorimin e “bombave” të Zaevit si provë në gjykatë

Gjykata Kushtetuese vendosi të mos inicojë procedurë për vlerësimin e nenit 110 të Ligjit për Prokurorinë Publike, i cili përcakton se akuza nuk mund të bazohet në materiale të përgjuara në mënyrë të paligjshme, përveç rasteve të ish-Prokurorisë Speciale Publike (PSP) të cilat janë dorëzuar në gjykatat kompetente deri më 30 qershor 2017, përcjell KlanM.

Gjykata Kushtetuese vlerësoi se në funksion të mbrojtjes së lirive dhe të drejtave themelore të garantuara me Kushtetutë të njeriut dhe qytetarit, ligjvënësi ka pasur parasysh interesin e përgjithshëm, rëndësinë publike dhe arsyetimin shoqëror me këtë dispozitë. Rrjedhimisht, Gjykata vendosi se nuk bie ndesh me Kushtetutën dhe dispozitat e referuara nga kërkuesit, raporton REL në gjuhën maqedonase.

“Nga analiza e bërë dhe gjendja faktike e paraqitur, rezultoi se ligjvënësi në mënyrë të qartë, precize dhe pa mëdyshje ka përcaktuar mënyrën e përdorimit dhe asgjësimit të materialeve dhe transkripteve nga materialet e përgjuara në mënyrë të paligjshme, duke specifikuar afatet për asgjësimin e tyre, duke udhëzuar kategorikisht Prokurorinë Publike se çfarë duhet bërë në akuzat dhe çështjet konkrete të nisura dhe të papërfunduara në lidhje me materialet e përgjuara në mënyrë të paligjshme”, thuhet në njoftimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese.

Dy nisma që kundërshtojnë nenin 110 të Ligjit për Prokurorinë Publike janë dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese. Njëri është nga Kongresi Botëror Maqedonas dhe i dyti nga avokati Vlatko Ilievski. Dispozita e kontestuar parashikon se Prokuroria Publike nuk mund ta bazojë akuzën në materialet e përgjuara në mënyrë të paligjshme, me përjashtim të rasteve të PSP-së të dorëzuara në gjykata deri më 30 qershor 2017.

Për rastet e nisura pas datës 30 qershor 2017, bombat mund të përdoren vetëm si pista dhe mbi to nuk mund të bazohet asnjë aktakuzë apo propozim aktakuzë dhe nuk mund të propozohen dhe të përdoren si prova në procedurë. Sipas kërkuesëve, deri në paraqitjen e nismës, ende nuk ishte vërtetuar se kush e kishte urdhëruar përgjimin e materialeve që përdoreshin nga PSP-ja si materiale provuese për akuzat e paraqitura deri më 30 qershor 2017.
“Megjithatë, ajo që e bën këtë pretendim të pabazë është se ka një ndryshim midis termave ‘marrje’ dhe ‘krijimi i provave’. Lidhur me pretendimin e dytë është mbajtur qëndrim se dispozitat e kontestuara nuk kanë efekt prapaveprues në dëm të qytetarëve ndaj të cilëve më parë janë ngritur akuza”, theksojnë nga Gjylkata Kushtetuese.

Përmbajtjen e bisedave të përgjuara në mënyrë të paligjshme në vitin 2015 e ka bërë publike lideri i atëhershëm i opozitës, Zoran Zaev, duke akuzuar VMRO-DPMNE-në në pushtet për keqpërdorim të pozitës dhe përgjim të paligjshëm të mbi 20 mijë qytetarëve. Me ndërmjetësimin e bashkësisë ndërkombëtare, u krijuar e ashtuquajtura Qeveria e Përzhinos, dhe pas zgjedhjeve të parakohshme u krijua Prokuroria Speciale Publike, e cila kishte për qëllim shqyrtimin e përmbajtjes së të gjitha “bombave” dhe procedimin e keqpërdorimeve të zbuluara nga zyrtarët. Akuzat e PSP-së ishin kundër zyrtarëve të lartë të atëhershëm të VMRO-DPMNE-së, përfshirë ish-kryeministrin Nikolla Gruevski, ish-drejtorin e DSK-së Sasho Mijalkov, ish-ministrat Gordana Jankulovska, Mile Janakieski, Spiro Ristevski e shumë të tjerë

Të fundit