05/03/2024
12.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Gjykata Themelore Penale Shkup nga 1 qershori do të veprojë në të gjitha lëndët

Gjykata Themelore Penale Shkup duke filluar nga 1 qershori këtë vit do të vazhdojë me veprimin e rregullt në të gjitha lëndët të cilat zhvillohen në këtë gjykatë.

“Në pajtim me vendimin e KGJRMV nga 28 maj i vitit 2020, për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr.02-606/1 nga 17 marsi i vitit 2020 dhe Vendimi nr.02-606/2 nga data 7 e këtij muaji, duke filluar prej 1 qershorit e këtij viti Gjykata Themelore e Shkupit do vazhdojë me veprimin në të gjitha lëndët të cilat zhvillohen para kësaj gjykate”, thuhet në kumtesën e Gjykatës Themelore të Shkupit.

Gjatë veprimit me lëndën, thonë do të ruhen të gjitha masat për mbrojtjen dhe parandalimin e virusit Kovid-19, në pajtim me rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë. sn/

Të fundit