19/04/2024
5.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Gripi i “këputi” fëmijët e lindur në pandemi, mbushen spitalet nga virozat stinore

Gripi sezonal tek fëmijët në dy javët e fundit ka shtuar frekuentimin nëpër spitale e vendit. Në Institutin për sëmundje të mushkërive te fëmijët në Kozle, vetëm të dielën 170 pacientë kanë kërkuar ndihmë mjekësore. E hëna ka rritur fluksin në “KOZLE” deri në 200 fëmijë për trajtim ambulantor. Drejtori mjekësor Besnik Zeqiri tha se në këtë periudhë dominojnë viruset e influencës A dhe B, virusi respirator sincicial, rinoviruset si dhe adenoviruset. Ai tha se në këtë Institut janë të shtruar 73 fëmijë.

“Gjitha këto pasoja, nëse kthehemi prapa, vërejmë se imuniteti i tyre nuk është zhvilluar si duhet, duke e ditur se tre vitet e fundit kemi qenë në krizën e kovidit. Kështu që ata fëmijë nuk e kanë imunitetin si fëmijë tjerë më të rritur, prandaj edhe themi shumica janë ndër tre vjeç, ndërsa tek fëmijët shkollorë kemi shumë më pak të prekur ose ata që vijnë në ambulanta trajtohen pa infuzione, sugjerojmë vetëm mjekim shtëpiak apo ekzaminime në institutin tonë”, tha Besnik Zeqiri, Drejtor i Institutit “KOZLE”.

Nga Institutit i shëndetit publik thonë se vaksinimi kundër gripit është mbrojtja më e mirë, por gjithsesi nuk anashkalohet edhe parandalimi përmes suplementeve vitaminoze dhe ushqimeve të shëndetshme. Sipas tyre, pasojat post-kovid kanë dobësuar imunitetin shëndetësor edhe te kategoritë e rrezikuara.

“Institutit i shëndetit publik rekomandon vaksinimin e gjithë popullsisë e posaçërisht të personave që janë në grupet e rrezikut, të moshuarit mbi 65 vjet, fëmijët të moshës 5-59 muaj, personat me sëmundje kronike gratë shtatzëna dhe të mundësuarit medicinal”, njoftojnë nga Institutit i Shëndetit Publik.

Situata më stabile është në Klinikën për sëmundje të fëmijëve. Nga Pediatria raportojnë se lloji virozës nuk është me aq pasoja të rënda për hospitalizime dhe rastet trajtohen më shumë te mjekët amë. Sipas drejtoreshës Stojka Naceva Fushtiq të shtruar në spital janë 20 fëmijë me bronhilitis ndërsa gjatë ditës së hënë në trajtim ambulantor janë ekzaminuar rreth 60 fëmijë. Rekomandimet e mantel bardhëve janë që ti mbajnë fëmijët në ambiente të ajrosura dhe ti veshin më trash gjatë shëtitjeve, ndërsa për fëmijët në çerdhe dhe shkolla mësueset dhe të kenë kujdese me grupimet e nxënësve.

Të fundit