20/04/2024
10.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

GRUBI: AHMETI NUK KA NEVOJË PËR POPULLIN POR POPULLI KA NEVOJË PËR ALI AHMETIN | VIDEO

U bë protagonisti kryesor për të gjitha zhvillimet e javës së fundit në BDI. Por zv.kryeministri i parë Artan Grubi krizën brenda BDI-së por edhe krizat me të cilat ballafaqohet vendi, i përshkruan me pak fjalë.

Grubi pretendon se rrethanat në të cilat ndodhet vendi, nuk kanë nevojë për defokusim, ndërsa akuzave të adresuara në letrën e “grupit të zjarrit” iu përgjigj me paralajmërimin e deklaruar nga Ahmeti se do të kandidon edhe për një mandat si kryetar i BDI-së.

Deputetët e BDI-së Izet Mexhiti dhe Merita Koxhaxhiku nuk hynë në seancë me grupin e tyre parlamentar. Mexhiti la bosh vendin afër liderit, pasi ai dhe kolegia e tij nga kjo parti kishin njoftuar kryetarin e Kuvendit se nuk mund të marrin pjesë në seancë.Koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Arbër Ademi, këmbëngul për unitetin e deputetëve që ka nën koordinim. Ai përsëriti qëndrimin e kryeparlamentarit Talat Xhaferi se asnjëri nga deputetët deri tani nuk ka kërkuar të distancohet nga grupi parlamentar ose nga shumica.

Megjithatë, 2 nga 15 deputetët e BDI-së, Izet Mexhiti dhe Merita Koxhaxhiku, kanë firmosur letrën e pakënaqësisë dërguar kreut të partisë Ahmeti. Kjo riaktualizon dyshimet për qëndrueshmërinë e shumicës parlamentare dhe mundësinë e krijimit të kuorumit dhe miratimit të ligjeve në Kuvend. Mexhiti një ditë më parë tha se nuk e ka në plan të distancohet nga BDI-ja por e la të hapur opsionin për të mos mbështetur symbyllur nismat e pushtetit në Kuvend

 

Të fundit