31/10/2024
9.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Hapet zyrë rajonale e Pyjeve Kombëtare në Jegunoc

Në komunën e Jegunocit vazhdon hapja e zyrave rajonale të shumë institucioneve
qendrore të cilët deri më tani kanë funksionuar në Tetovë. Pas hapjes së zyrës për
nxjerrjen e dokumenteve personale kësaj rradhe për qytetarët e kësaj komune është
hapur edhe zyra rajonale e Pyjeve Kombëtare. Në hapjen e kësaj zyre drejtori I
Ndërmarrjes Publike “Pyjet Kombëtare” Zdravko Trajanov, tha se hapja e kësaj
zyre ka për qëllim që shërbimet për qytetarët të jenë më afër, por njëkohësisht që
në koordinim me qytetarët të njejtët të mbrohen.
“Distanca që ekzistonte deri më tani mes qytetarëve dhe kësaj zyre do të
tentojmë që ta zvogëlojmë me hapjen e kësaj zyre, ku qytetarët shumë lehtë
do të mund të dorëzojnë dokumente, këkresa për të gjitha nevojat e tyre.Me
këtë, qytetarët nuk do të duhet të udhëtojnë deri në Tetovë por në komunën e
tyre do t`I kryejnë punët që kanë nevojë”, tha drejtori Trajanov.
Kryetari i komunës së Jegunocit Dimitar Kostadinovski, tha se deri më tash në këtë
komunë janë hapur shumë zyra rajonale dhe ky trend do të vazhdojë, ndërsa
ritheksoi se zyra e agjencionit për punësime e cila ishte hapur në të kaluarën, e
njejta nuk ka funksionuar dhe pritet që e njejta sërish të funksionalizohet.
“Për një kohë të shkurtër janë hapur shumë zyra rajonale dhe do të
vazhdojmë edhe më tej në këtë drejtim që institucionet të jenë sa më afër
qytetarët dhe të jenë në shërbim të tyre, sepse udhëtojnë deri në qytet për një
dokument të thjeshtë dhe shpresojmë që në të ardhmen krahas zyrës së
agjencionit për punësime ta vëndojmë në funksion sërish.Poashtu, edhe zyra e
librave amë që ka qenë e hapur në Vratnicë e njejta shpresojmë që sërish do
të hapet për ato banorë” tha Kostadinovksi.
Në ndërkohë, drejtori Ndërmarrjes Publike “Pyjet Kombëtare” Zdravko Trajanov
është pyetur se a do të happen zyra rajonale edhe në komunat tjera në Pollog, ai
është përgjigjur se nëse ka kërkesa dhe nevojë nga qytetarët atëherë mund të hapen
zyra të tilla por nënvizoi se pritet që shumë shërbime të kësaj ndërmarrje të
digjitalizohen dhe qytetarët përmes aplikacionit të parashtrojnë kërkesa dhe të
kryejnë punë online duke mos u endur nëpër institucione./TV KOHA/

Të fundit