28/05/2024
20.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Harxhimet minimale në muajin dhjetor në Maqedoni ishin mbi 51 mijë denarë

Për një familje prej katër anëtarë në dhjetor të vitit të kaluar kanë qenë të nevojshme 51.235 denarë për të plotësuar shportën sindikale minimale.

Sipas llogaritjeve të Lidhjes së Sindikatave së Maqedonisë (LSM), në dhjetor të vitit 2022 për një familje prej katër anëtarë kanë qenë të nevojshme 19.226.11 denarë për ushqim dhe pije, 13.093,22 denarë për banim, 3.050.95 denarë për mirëmbajtjen e higjienës, ndërsa 3.668 denarë për transport. Për veshmbathje një familje një dhjetor është dashur të ndajë 2.255.15 denarë, për kulturë 1.067.86 denarë, ndërsa për ruajtjen e shëndetit 801,29 denarë.

“Gjithsej për një familje katër anëtarëshe gjithsej kanë qenë të nevojshme 43.163,17 denarë për të plotësuar shportën sindikale minimale, dhe kur kësaj i shtohen edhe shpenzimet e jetesës, gjegjësisht inflacioni prej 18.7 për qind ose 8.071.51 denarë, vjen deri te shifra prej 51.234.68 denarë, saktësojnë nga LSM-ja.

Të fundit