24/07/2024
17.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Hasani: Grubi nuk ndanë para për invalidët e UÇK-së, por financon lajme të rreme (Video)

Zv/ministri i Mbrojtjes në largim Bashkim Hasani akuzoi zëvendës kryeministrin Artan Grubi se financon një numër të madh portalesh për të bërë lajme në favor të tij dhe për të nxirë imazhin e kundërshtarëve politikë duke publikuar shpifje të shumta. Hasani në Programin 200 në Alsat the se në vend se për shpërndarjen e lajmeve të rreme, këto para do të ishte shumë më mirë të ndaheshin për invalidët të luftës së UÇK-së apo për forumin rinor të BDI-së.

“Fatkeqësisht shumica e portaleve kontrollohen dhe financohen nga ana e zëvendëskryeministrit të parë, shumë mjete financiare fatkeqësisht ndahen për ato portale dhe për të nxjerre lajme të këtij lloji dhe për të mbrojt të padrejtën realisht mbrojnë Artan Grubin në vend se ato para të shpërndahen për invalidë të luftës apo forumit rinor që kanë mbetur pa aktivitet për shkak të mungesës së finanace” theksoi Bashkim Hasani, zv/ministër i Mbrojtjes në largim në Programin 200. /Alsat.mk

Të fundit