05/10/2024
14.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Hashim Thaçi sot do të paraqitet para prokurorisë speciale për Kosovën në Hagë

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi pritet sot të intervistohet si i ftuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS).

Në propozim-aktakuzën e publikuar më 24 qershor nga Zyra e Prokurorit të Specializuar pretendohet, se presidenti Thaçi, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli dhe nëntë të dyshuar të tjerë janë përgjegjës për kinse krime lufte.

Televizioni “Klan Kosova” me qendër në Prishtinë raportoi se Thaçi “u largua nga aeroporti i Tiranës dje rreth orës 15:00” për të mbërritur në “marrjen në pyetje në Hagë, ku do të mbrohet nga avokati britanik Xhefri Najs”.

Prokuroria bën të ditur se ata, si institucion, kurrë nuk kanë dhënë informacione për çështjet e mëparshme dhe as nuk do të japin në të ardhmen.

Thaçi e Veseli kanë hedhur poshtë akuzat për kinse krime lufte duke thënë se ligjin e vetëm që ata e kanë shkelur ka qenë ai i kasapit të Ballkanit Sllobodan Millosheviq, i cili është përgjegjës për vrasjen dhe zhdukjen e mijëra shqiptarëve të pafajshëm gjatë kohës së luftës në Kosovë. mb/

Të fundit