Sipas të dhënave të Bankës (me gjendjen më 10 korrik, të vitit 2020), vlera e përgjithshme e depozitave të personave fizikë të cilët do të kompensohen nga ana e FSD-së arrin rreth 4,4 miliardë denarë. Nga FSD do të kompensohen depozitat e 99,4 për qind e personave fizikë – depozitues në Bankën “Eurostandard” SHA Shkup, theksoi në intervistën për MIA-n Borçe Haxhiev, drejtor i Fondit për Sigurimin e Depozitave.
Ai, pas ngjarjeve me Bankën “Eurostandard” siguron se depozitat e qytetarëve janë të sigurta, ndërsa sektori bankar është i qëndrueshëm.
Megjithatë, depozituesit-persona fizikë të cilët kanë depozita në Bankën Eurostandard SHA Shkup më të larta se 30.000 euro, në suaza të kompensimit nga ana e FSD-së do t’u paguhen mjete deri në 30.000 euro në kundërvlerë të denarit, për person.
Si institucion më përgjegjës për kompensimin e depozitave të qytetarëve në bankat në vend, a mund të thoni sa janë të sigurta depozitat e qytetarëve, veçanërisht tani pas ngjarjes me Bankën “Eurostandard”?
Depozitat e qytetarëve janë të sigurta, sektori bankar është i qëndrueshëm. Fondi është i gatshëm dhe është në gjendje të sjkëlqyer financiare, me çfarë kemi mundësi t’i paguajmë të gjitha depozituesit – persona fizikë të Bankës “Eurostandard” SHA Shkup, në bazë të depozitave të përgjithshme të cilat i kanë në Bankë në pajtim me rregullat ligjore. Sipas të dhënave të siguruara nga Banka (me gjendjen më 10 korrik të vitit 2020), vlera e përgjithshme e depozitave të personave fizikë të cilët do të kompensohen nga ana e FSD-së arrin rreth 4,4 miliardë denarë. Nga FSD-ja do të kompensohen personat fizikë – depozitues në Bankën “Eurostandard” SHA Shkup.
Sa para ruajnë qytetarët në banka dhe sa prej tyre janë deri në 30.000 euro, para të cilat janë të garantuara dhe kompensohen në rast të falimentimit të ndonjë banke?
Qytetarët në banka ruajnë përafërsisht 4,6 miliardë euro, prej të cilave të siguruara janë 3,3 miliardë euro. Në rast të marrjes së lejes për punë të ndonjërës nga anëtaret e FSD-së, kompensohen depozitat e siguruara, por jo më shumë nga kundërvlera e denarit të llogaritur prej 30.000 euro për depozitë në bankë të llogaritur sipas kursit të mesëm të Bankës Popullore në ditën e marrjes së lejes për punë të bankës. Lëndë e kompensimit janë depozitat në denarë dhe në valutë të huaj. mjete të llogarive të transaksionit të lidhura për kartelat e parave, hyrjet e devizave dhe certifikatave për depozita të lëshuara nga banka.
Sa mund të ndikojë ky rast me Bankën Eurostandard në humbje e besimit te qytetarët në banka dhe ato të fillojnë t’i ruajnë në shtëpi? Si do të reflektohet kjo mbi sektorin bankar?
Depozituesit duhet të kenë besim në sektorin bankar. Duke pasur parasysh përqindjen e vogël të pjesëmarrjes së Bankës “Eurostandard SHA Shkup në aktivin e përgjithshëm, depozitat e përgjithshme dhe kredit e përgjithshme në sistemin bankar, 1,3 për qind, 1,7 për qind dhe 1,6 për qind, përkatësisht, aspak nuk vihet në pikëpyetje qëndrueshmëria e sistemit bankar.
Sa depozita tashmë janë tërhequr nga bankat, në RMV kjo nuk është hera e parë të falimentojë bankë, sa janë të sigurta depozitat në bankat e tjera dhe sa deri më tani janë kompensuar qytetarët dhe nga cilat banka?
Institucioni ynë ka përvojë shumëvjeçare në zbatimin e proceseve të suksesshme të kompensimit të bankave. Nga viti 1997, kur është themeluar Fondi, deri më tani janë kompensuar depozitues të 11 ish anëtareve tona.
Nuk kemi informacione se tërhiqen depozita nga bankat e tjera. Të dhënat e fundit për gjendjen e depozitave të përgjithshme nuk shënojnë rënie të rritjes së bazës së depozitave.
Çfarë do të ndodhë me ata të cilët kanë depozita mbi 30.000 euro dhe çfarë nëse nuk sigurohen mjete nga masa e falimentimit?
Depozituesit-persona fizikë të cilët kanë depozita në Bankën Eurostandard më të larta se 30.000 euro, në suaza të kompensimit nga ana e FSD-së do t’u paguhen mjete deri në 30.000 euro në kundërvlerë të denarit, për person.
Fondi nuk ka kompetenca në sigurimin e mjeteve nga masa e falimentimit.
Suzi Koteva Stoimenova