12/10/2024
13.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Hospitalizohen pacientët e parë në spitalin në ‘Kozle’

Spitali në ‘Kozle; sot pranoi pacientin e parë të moshuar me coronavirus dhe dy fëmijë të cilët poashtu janë me të infektuar me Covid-19.

“Sot pranuam pacientin e parë të moshuar. Bëhet fjalë për një burrë 61 vjeçar, i cili tek ne u dërguan në ‘Sistina’. Në atë klinikë atij i është bërë testimi, ku ka rezultuar pozitiv. POr, për arsye se ato teste nuk rekomandohet për identifikimin e sëmundjes, nesër do të bëjmë PSR test për ta vërtetuar me siguri nëse pacientë është i infektuar apo jo”, drejtori i spitalit në Kozle, Angellko Andonovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai poashtu bëri të ditur se janë hospitalizuar edhe dy fëmijë me coronavirus. Fëmijët në klinikë janë dërguar nga vendkalimi kufitar ‘Tabanoc’ ndërsa testimet janë bërë në Nish të Serbisë.

“Bëhet fjalë për dy fëmijë, njëri katër vjet e gjysmë dhe tjetri 2 vjeçar. Janë raste asimptiamtike. S’kanë temperaturë, as simptoma”, tha Andonovski.

Të fundit