04/05/2024
7.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Hoxha i përgjigjet Mickovskit në lidhje me heqjen e 20%

Duke komentuar deklaratën e Mickovskit për gaitshmërinë për të hequr 20% nga kushtetuta, Arjanit Hoxha nga Lëvizja BESA tha se:

“Heqja e termit “20%” nga Kushtetuta e vendit lidhet drejtpërdrejt me përkufizimin e gjuhës shqipe dhe nuk ka aspak të bëjë me balancerin apo me badenterin.

Prandaj edhe qëndrimi politik i partive maqedonase duhet të jetë pikërisht për këtë çështje.

Nëse tema e ndryshimeve kushtetuese shndërrohet në pazar politik të llojit si e ka thënë z. Mickoski atëherë edhe ai por edhe partitë tjera maqedonase duhet të jenë të përgatitur për të hapur edhe shumë tema tjera që do avanconin të drejtat e shqiptarëve në nivel të shtetit binacional pasi që edhe numrat e regjistrimit të popullsisë tregojnë këtë realitet shoqëror të vendit”.

Të fundit