25/06/2024
16.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Hoxha: Lëvizja Besa dhe BDI po i bëjnë presion Zaevit për ligjin për shtetësi

Sekretari gjeneral i Lëvizjes Besa Arjanit Hoxha në emisionin “Click Plus” tha se kryeministri Zoran Zaev bën thirrje për takim liderësh sepse Lëvizja Besa dhe BDI bëjnë presion në Qeveri për ligjin për shtetësinë.

“Deklarata e Zaevit se jemi të hapur që të flasim për të gjithë I drejtohet debatit të bredëshëm qeveritar që e kemi hapur ne si partner koalicioni. Unë e tregoj këtë si pjesëmarrës i Qeverisë se ne i debatojmë këto tema”.

“Kjo flet për një trysni brenda koalicionit qeverisës nga partitë shqiptare që janë aty Lëvizja Besa dhe BDI për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme dhe afatgjate dhe të zgjidhet ky problem”, tha Hoxha.

Ndryshe, ligji për shtetësi që u propozua nga opozita shqiptare u bollokua në procedurë parlamentare nga partia maqedonase VMRO-DPMNE.

Të fundit