12/07/2024
32.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Hulumtim i “Fokus”: Para se të fitoj tenderin milionësh për autostradën drejt Bllacës “Granit” ka shitur hotelin në Kodrën e Diellit një firme për ndriçim

Në kohën kur paralajmërohet modernizimi i Kodrës së Diellit nga një koncesioner i huaj, “Granit” ia ka shitur hotelin e djegur për 55 mijë euro kompanisë me një punonjës “Euro Com Lighting”, që viteve të fundit punon me humbje. Kompania në fjalë është në pronësi të shtetasve maqedonas dhe turk, e cila është themeluar nga kryetari aktual i Klubit të Futbollit “Shkupi”, dikur i angazhuar në Drejtorinë doganore.

Ndryshe, N.P. për Rrugë Shtetërore dhe “Granit” më 16.01.2020 kam nënshkruar kontratën e parë për ndërtimin e 2 kilometrave të autostradës Shkup-Bllacë , në vlerë prej 17 milionë euro. Por, kjo marrëveshje nuk u realizua në afatin e paraparë, kështu që sipas Byrosë për Furnizime Publikë, të dyja palët më 24.01.2023 kanë firmosur një tjetër marrëveshje për përfundimin e trasesë më vlerë prej 11.5 milionë euro.

 

Më pas, shpallja për tenderin është publikuar më 21.10.2022, ose vetëm pak ditë pasi në 17.10.2022 në Kadastër është regjistruar ndërrimi i pronësisë së hotelit “Granit” në Kodrën e Diellit, i cili është djegur në vitin 2013. Sipas evidencës së Kadastrës, bëhet fjalë për tokë prej 150 metra katrorë, me objekt me sipërfaqe të brendshme nga 278 metra katrorë, të locuar në kadastër si parcela 1/37, thuhet mes tjerash në hulumtimin që e ka bërë “Fokus“. /alsat.mk/

Të fundit