07/10/2024
17.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Humb jetën tragjikisht fotografi gostivaras, partit politike anuluan tubimet e tyre

Një lajm tronditës vjen nga Velesi. Edmond Amzai nga Gostivari ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në një aksident në hyrje të qytetit të Velesit.

Edmondi ishte pronar i Foto Studio Akon nga Gostivari. I lindur në vitin 1981, Emondi la pas vetës bashkëshorten dhe djalin e tij, Akon Amzai.

Vdekja e tij ka bërë që disa nga subjektet politike të ndëpresin aktivitetet e fushatës presidenciale dhe të shprehin ngushëllimet e tyre familjarëve.

”Të tronditur nga lajmi për aksidentin me ç’rast humbi jetën i riu Gostivaras, me pikëllim të thellë shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve. Në të njëjtën kohë, ju njoftojmë se shtabi komunal i BDI-së në Gostivar dhe Frontit Europian, pezullojnë aktivitetet parazgjedhore për sot dhe nesër”, njoftuan nga BDI, dega në Gostivar.

Kreu i ASH-së, Ziadin Sela përmes një postimi në “Facebook”, Sela i shpreh ngushëllime familjarëve të Amzait.Ndër të tjera ai shprehet se trishtimi dhe dhimbja është e madhe nga kjo humbje tragjike.

“Tronditës dhe i pabesueshëm lajmi për humbjen e parakohëshme nga jeta e të riut nga Gostivari, Edmond Amzai.

Të qoftë i lehtë dheu, i dashur Edmond”, shkruan Ziadin Sela.

Arben Taravari kandidat për president nga VLEN nëpërmjet një video mesazhi ka njoftuar se tubimi në Gostivar anulohet përshkak të aksidetit tragjik që ka ndodhur.

Të nderuar qytetar të Gostivarit, ngushëllime të gjithëve. Sot ka ndodhur një rast tragjik në Gostivar, në aksident trafiku ka humbur jetën Edmon Hamzai, shpreh ngushëllime familjes së tij dhe gjithë Gostivarit

Ndryshe, sot duhej të mbahej tubimi qëndror i tubimit në Gostivar.

 

Të fundit