Të tjera lajme

I akuzuari në rastin “Eurostandard Bank”, Trifun Kostovski pushon në luksin e Rovinjit me partneren 28 vjet më të re

Derisa procesi gjyqësor për rastin “Eurostandard Bank” vazhdon në Maqedoninë e Veriut, biznesmeni dhe ish-kryetari i Shkupit, Trifun Kostovski, është fotografuar duke kaluar pushimet në një nga destinacionet më luksoze të Adriatikut – Rovinj, Kroaci.

Sipas mediumit kroat Imperijal.net, Kostovski është parë në shoqërinë e partneres së tij, e cila është 28 vjet më e re. Çifti është fotografuar duke shijuar pushimet në ambiente ekskluzive në Rovinj, ndërsa fotografitë janë publikuar edhe nga media të tjera rajonale.

Kostovski është një nga të akuzuarit në rastin “Eurostandard Bank”, që lidhet me falimentimin e bankës dhe dëmet e shkaktuara ndaj mijëra depozituesve. Procesi gjyqësor ndaj tij dhe personave të tjerë vazhdon para gjykatave në Maqedoninë e Veriut.

Publikimi i fotografive nga pushimet e tij ka ngjallur reagime në opinion, për shkak se ai ndodhet nën akuzë në një nga rastet më të ndjekura financiare në vend.

Sipas raportimeve, Kostovski dhe partnerja e tij kanë qëndruar në një hotel luksoz në Rovinj, duke shfrytëzuar ditët e verës larg vëmendjes së proceseve gjyqësore që zhvillohen në Shkup.

Rasti “Eurostandard Bank” mbetet një nga çështjet më të rëndësishme financiare dhe gjyqësore në vend, ndërsa procesi ndaj të akuzuarve ende nuk ka marrë një epilog përfundimtar.

Të fundit