06/05/2024
18.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Iftar i përbashkët tradicional i Muftinisë dhe Komunës së Bërvenicës

Mbrëmë në kuadër të aktiviteteve të Myftinisë dhe Komunës së Bërvenicës, u organizua iftar i përbashkët për imamët, mualimët, myezinët dhe mutevelinjtë e xhamive të Komunës së Bërvenicës. Në këtë manifestim të pranishëm ishin Myftiu i Tetovës, Qani efendi Nesimi,
me bashkëpunëtorët e tij, Kryetari i Komunës së Bërvenicës, Jovica Ilievski, përfaqësuesit e Komunës, hoxhallarët dhe mutevelinjtë e Xhamive të Bërvenicës.Në këtë manifestim fjalë përshëndetëse kishte kryetari i Komunës së Bërvenicës dhe Myftiu i Tetovës, i cili i përshëndeti të gjithë të pranishmit dhe ua bëri përhajr Muajin e Ramazanit, duke lutur Allahun Fuqiplotë që t’ua bëjë kabull të gjitha lutjet dhe agjërimet.
“Ua uroj muajin e agjërimit Ramazanin,.Dhashtë zoti që ta festojmë në paqe, me begati bashkërisht për shumë vite.Shpesoj edhe më tutje kështu të festojmë dhe ju falënderoj për këtë organizim” tha kryetari I komunës së Bërvenicës Jovica Ilievski. Ndërsa duanë e ushqimit e bëri imami i xhamisë së fshatit Miletinë, Besir efendi Hamidi. TV KOHA

Të fundit