Java e 25-të e kampionatit në Ligën e Parë të futbollit vazhdon edhe nesr me dy ndeshje që zhvillohen në Tetovë mes Shkëndijës dhe Pelisterit si dhe në Shkup ndeshja Vardari – Makedonija Gj.P.
Në stadiumin e qytetit në Tetovë skuadra kuqezi është nikoqire e Pelisterit të Manastirit ku pritet të vazhdojë rrugëtimin e sukseseve për mbrojtjen e titullit kampion.
Por në këtë përballje Shkëndija do të jetë e hendikepuar pa mesfushorin Reshat Ramadanin i cili në ndeshjen miqësore Irlandë – Maqedoni e Veriut, ka pësuar këputje të ligamentit dhe detyrohet t’i nënshtrohet operimit.
Shkëndija sot paradite zhvilloi seancën efundit stërvitore para ndeshjes së nesërme, ndërsa futbollisti i mbrojtjes Imran Fetai, që pati një super-ndeshje debutuese për përfaqësuesuen e Maqedonisë së Veriut në Irlandë, para gazetarëve tha se ekipi është maksimalisht i motivuar dhe i fokusuar për suksesin e radhës
‘’Atmosfera është shumë e mirë, shumë pozitive, jemi të fokusuar në maksimum që nesër t`i marrim tre pikë . Por duhet të kemi kujdes sepse këto ndeshje dinë të jenë edhe ndeshje të vështira dhe të rrezikshme . Por ne jemi në fokus qind për qind shkojmë për fitore nesër’’ deklaroi futbollit Imran Fetai
Duke e komentuar përballjen e para disa javëve me Pelisterin që u zhvillua në Tetovë, futbollisti kuqe zi tha se tani jemi qind për qind të fokusuar për t`i fituar pikët.
‘’Normal siç thash është e fokusuar për shkak të ndeshjes së fundit që e kishim me Pelisterin, ku ndoshta nuk na shkoi ashtu siç duhet bash mirë . Për atë jemi të fokusuar qind për qind dhe shkojmë për tre pikë’’ tha Fetai
Ndeshja Shkëndija – Pelisteri luhet nesër me fillim në ora 13:30, ndërsa po nesër, por me fillim në ora 15:30 në Shkup zhvillohet edhe ndeshja Vardari – Makedoniaj Gj.P.







