Interesimi i qytetarëve për t’u imunizuar kundër virusit korona vazhdon me ritëm të ngadaltë. Gjatë 24 orëve të fundit 1.820 qytetarë kanë marrë dozën e parë. Ndërkaq me dozën e tretë dje janë vaksinuar 69 persona. Interesimi për dozën e tretë sot është shtuar tek personeli mjekësor që janë në listën me prioritet.
“Po, do ta marr dhe të vazhdoj të funksionoj ashtu siç duhet të gjithë të lëvizim kudo që shkojmë dhe jo të rikthehemi në karantinë.”
“Vetëm unë e shoqja s’jemi të vaksinuar por do t’i marrim sepse jam në punë të shtetit dhe e kam patjetër ta marr.”
“Po, të parën. Përse ke pritur kaq gjatë? Po ja sot ja nesër, kisha virusin dhe ja kështu tani erdha ta marr”.
Javën e kaluar Bullgaria dha donacion 51 mijë vaksina “Pfizer&BioNtech” afati i të cilave do të skadojë më 30 shtator, andaj në të gjitha pikat e vaksinimit pikërisht vetëm ky lloj vaksinash po jepen edhe dy ditë.
Pavarësisht asaj se cilin lloj të vaksinës kanë marrë në dozën e parë dhe të dytën si Sputnik, Sinofarm apo Sinovak, do të thotë dozën e tretë duhet ta merrni Pfizer. Filluam të vaksinojmë tani duke parë periudhën kohore pasi duhet të kalojnë 6 muaj shumë qytetarëve tani u ka kaluar kjo kohë”, tha Bore Radevski, drejtor i Poliklinikës “Jane Sandanski” Shkup.
Deri më tani me të paktën një dozë të vaksinës janë imunizuar afër 47% të qytetarëve mbi 18 vjeç. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë më së shumti të vaksinuar me dozën e parë ka në këto qytete.
Ministria e Shëndetësisë:
Ndërmjet 60-65% në Negotinë, Kavadar, Ohër dhe Gjevgjeli;
Ndërmjet 50-60% Manastir, Resnjë, Veles, Berovë, Pehçevë, Prilep, Krushevë, Vallandovë dhe Shtip;
Ndërmjet 40-50% Kërçovë, Sveti Nikollë, Koçan, Dellçevë, Krivo Pallankë, Strugë, Shkup dhe Tetovë;
Ndërmjet 30-40% Vinicë, Kumanovë, Kratovë, Dibër, Strumicë, Gostivar dhe Radovish.
Ndërkaq me dy doza të vaksinës deri më sot janë vaksinuar mbi 721 mijë qytetarë.
Adnan Qaili