05/10/2024
14.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Infermiereve shqiptare në shenjë falënderimi nga BFI iu dhuruan kurbanë

Në shenjë falënderimi për angazhimin e tyre, Bashkësia Fetare Islame dhuroi pako me mish nga kurbanët në Gostivar infermiereve shqiptare, Pakot me mish BFI ua dorëzoi dje Shoqatës së infermiereve shqiptare.

Mazlim Zendeli, përfaqësues i myftinisë së Gostivarit, në dorëzim theksoi se ky është gjest falënderimi për angazhimin e tyre dhe kontributin gjatë pandemisë dhe dëshiroi që shoqëria të kthehet në normalitet sa është e mundur më shpejtë.

Pakot me mish i dhuruan besimtarët i pranoi Sehabe Osmani, kontabiliste në filialin e Gostivarit në Shoqatën e infermiereve, e cila me këtë rast shprehi falënderim deri te riaseti i BFI-së dhe kryesia për gjestin e tillë. Për ato ky është gjest kujdesi dhe mbështetje në kushte kur janë të angazhuar më shumë se zakonisht.

Pas organizimit të prerjes së kurbanëve për Bajram në thertore e Gostivarit BFI distribuoi mbi 130 pako në tërë vendin, nga të cilat 40 në Gostivar.

Mgid

Të fundit