24/04/2024
8.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Inspektorati në gjah të duhanpirësve!

 Në Maqedoni pirja e duhanit lejohet vetëm në tarracat e jashtme, por një pjesë e mirë e restoranteve nuk e respektojnë Ligjin për Mbrojtje nga Duhani. Nga Inspektorati Shtetëror i Tregut kanë thënë se vetëm muajin e kaluar inspektorët kanë kryer 130 kontrolle të lokaleve në mbarë Maqedoninë, ku theksi është vënë në respektimin e Ligjit për mbrojtje nga duhani. Janë regjistruar 18 shkelje, me të cilat janë derdhur mbi 25 mijë euro gjoba në buxhetin e shtetit. Habia më e madhe qëndron te fakti se sipas të njëjtit ligj, në nenin 20 thuhet se ata që përdorin drogë, substanca dhe prekusorë narkotikë do të gjobiten me nga 200 – 500 euro në kundërvlerë denarë. Kjo mbase është e çuditshme dhe e pakuptimtë se si ka mundësi që substancat narkotike të jenë të njëjta me cigaret për nga aspekti i dënimit, ndërkaq për nga aspekti i pasojave dhe mundësive për të prishur rendin publik dallojnë shumë. Sepse, një përdorues i substancave narkotike është potencialisht më prishës i rendit publik, se sa një duhanpirës, por këtë dallim ligjvënësit tonë nuk e vërejnë dot.

Sa janë dënimet për duhanpirësit dhe pronarët e lokaleve?

Sipas ligjit gjoba për personin juridik është nga 2.000 deri në 4.500 euro, për personin përgjegjës nga 500 deri në 1.000 euro dhe personi fizik që do të kapet duke pirë duhan në objekt të mbyllur do të gjobitet nga 100 deri në 300 euro.shkruan Zhurnal

 

 

 

Të fundit