28/10/2024
15.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Inspektorati Shtetëror i Tregut kanë vërejtur se tregtarët po e ndryshojnë peshën e produkteve

Dyqane të gjobitura në Shkup, Manastir, Strumicë, Ohër…

Inspektorati Shtetëror i Tregut (IST) i Maqedonisë së Veriut tha se deri më pesë tetor ka kryer më shumë se 500 kontrolle të jashtëzakonshme në dyqane dhe ka konstatuar një sërë manipulimesh.

“Çmimet e produkteve ushqimore bazë, gjegjësisht të produkteve të përfshira në vendimin e Qeverisë, janë ulur nga shumica e tregtarëve, por janë hasur tregtarë që në momentin e kontrollit bënin nivelim të çmimeve, ndërsa disa tregtarë nuk i kishin ulur çmimet dhe nuk kishin vendosur shenjat e përcaktuara me vendim. Një pjesë e subjekteve juridike është obliguar të dorëzojë dokumentacion shtesë në Inspektoratin e Tregut për të përcaktuar plotësisht gjendjen faktike”, thanë nga Inspektorati për Radion Evropa e Lirë.

Inspektorët kanë vërejtur se tregtarët po e ndryshojnë peshën e produkteve, veçanërisht te kafeja, buka dhe kosi. Për më tepër, ata kanë përdorur njësi matëse manipuluese – në vend që të ofrojnë ujë dhe jogurt në litra ose mililitra standarde, në dyqane shihen ambalazhe në kilogramë ose gramë. Kjo u mundëson atyre të kursejnë në shpenzime, por konsumatorët paguajnë më shumë.

Inspektorati tha se janë lëshuar 30 urdhëresa për shkelje, q arrijnë vlerën mbi 4.3 milionë denarë ose rreth 70.000 euro.

Gjatë inspektimeve janë gjobitur dyqane në Shkup (Haraçinë dhe Çair), Manastir, Strumicë, Valandovë, Ohër, Kumanovë, Gostivar, Strugë etj.

Goran Trajkovski, drejtor i Inspektorati të Tregut, deklaroi se gjobat nga 7.000-10.000 euro janë të vogla duke pasur parasysh se fjala është për një zinxhir dyqanesh të mëdha me fitime të mëdha.

Të fundit