05/03/2024
12.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Instagram do t’u dërgojë një mesazh natën të miturve: “Është vonë, fik aplikacionin”

Platforma Instagram u dërgon një mesazh të automatizuar përdoruesve të saj të moshës 13 deri në 18 vjeç, duke i kërkuar që të mos përdorin rrjetin social gjatë natës, midis orës 22 dhe 4 të mëngjesit, në mënyrë që t’i inkurajojë ata të adoptojnë një mënyrë jetese më të shëndetshme.

“Gjumi është i rëndësishëm, veçanërisht për të rinjtë, kështu që ne po shpërndajmë mesazhe të reja në mbrëmje që do të shfaqen kur adoleshentët kalojnë më shumë se 10 minuta në Instagram, duke parë Reels ose mesazhe direkte gjatë natës. Do t’u kujtojë adoleshentëve se është vonë dhe do t’i inkurajojë ata të fikin aplikacionin”, tha Meta në një deklaratë të postuar në faqen e saj të internetit.

Të rinjtë do të marrin mesazhin “Është vonë” në profilin e tyre nga ora 22:00. Mendoni të fikni Instagramin gjatë natës” nëse përdorin disa veçori të rrjetit social.Top24

Të fundit