Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë, do të përfiton mbështetje me projekte nga Institutit për Bashkëpunim dhe Zhvillim me qendër në Francë Presidenti i Institutit për Bashkëpunim dhe Zhvillim me qendër në Francë, z. Tahir Shabani, njëherit Ambasador i Paqes, ka qëndruar për një vizitë pune e bashkëpunimi në universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë, me qëllim të avancimit dhe zhvillimit të lidhjeve miqësore të bashkëpunimit me institucionet e arsimit të lartë në Francë.
Z. Shabani vazhdimisht ka luajtur një rol vendimtar në vendosjen e lidhjeve midis institucioneve të arsimit të Kosovës me institucionet arsimore evropiane, veçanërisht ato franceze. Ai ka ofruar mbështetje të vazhdueshme për delegacionet pranë organizatave ndërkombëtare, përfshirë OBSH-në, UNESCO-n, OBT-në, OKB-në dhe agjencitë e saj të specializuara. Një fokus i rëndësishëm i punës së tij është nxitja dhe bashkëpunimit akademik. Në përpjekjet e tij diplomatike dhe humanitare, z. Shabani ka gjetur mbështetjen, bashkëpunimin dhe përkrahjen e Parlamentit, Senatit dhe Qeverisë së Francës, si dhe të komunave dhe asociacioneve të tyre në Annecy, Haute-Savoie, Francë, dhe nga autoritetet dhe institucionet në Gjenevë, Zvicër. Gjatë vizitës në Pejë, në universitetin “Haxhi Zeka”, z. Shabani është prit nga rektori prof.dr. Armand Krasniqi me bashkëpunëtorë. Rektori Krasniqi ka prezantuar historikun e universitetit, të arriturat e tij gjatë këtyre viteve si dhe sfidat dhe mundësitë për zhvillim institucional. Një ndër çështjet e diskutuara ishte dhe Forumi Ekonomik Rajonal – Dukagjini dhe rëndësinë që ka ai në bashkëpunimin dhe zhvillimin rajonal. Z. Shabani shprehu gatishmërinë e plotë të mbështesë UHZ-në në vendosjen e urave të bashkëpunimit me institucionet në Francë dhe njëkohësisht me kënaqësi pranoi të japë kontributin e tij gjatë konferencës së dytë të FERD-it.