27/10/2024
10.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Isen Shabani deklarohet për rastin e Kishës në Gallatë

Kryetari i Komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani ka dalë në paraqitje para mediave dhe ka folur për atë çfarë ndodhi dje në hapësirat e kësaj komunë, ku një grup i qytetarëve kishin shkuar të kërkonin llogari për ndalim të punimeve në Kishën në Gallatë.Shabani grupin e qytetarëve e cilësoi si “kriminel, dhe që bënë sulm terrorist ndaj komunës”. Shtoi se  ka realizuar takim edhe me përfaqësues të Kishës së rajonit të Pollogut,por që të njëjtit janë distancuar nga ajo çfarë ka ndodhur dje.Shabani edhe një herë deklaroi se “inspektorati ka konstatuar se hapësira në Kishë është e uzurpuar dhe ai menjëherë ka urdhëruar ndërprerje të punimeve”. Për problemin në fjalë, kreu i komunës së Vrapçishtit Isen
Shabani mblodhi këshillin e komunës për të diskutuar për çështjen në fjalë.
Pas tensioneve të një ditë më parë në komunën e Vrapçishtit, situata sot paraqitet e qetë. Që në orët e hershme të mëngjesit komuna ka hapur dyert dhe vazhdoi punën normalisht. Organizatorët e protestave të një ditë më parë, kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë të protestojnë para dyerve të komunës çdo ditë nga ora 11 deri në orën 15 por, edhe
përkundër këtij paralajmërimi, sot protesta nuk u zhvillua. Nga ana tjetër, punimet tek kisha në hyrje të fshatit Teplicë ishin ndërprerë.Tv Koha

Të fundit