19/05/2024
15.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ish-drejtori i Sallës Universale: Një ndërtesë e ngjashme në Bullgari u dogj në 7 minuta

Ish-drejtori i Sallës Universale, Dusko Popovski sot në një deklaratë për media ka theksuar se është mirë që objekti ka marrë flakë bosh dhe se nuk është shembur.

Ai shton se një objekt i tillë nuk është lejuar të funksionojë.

Sipas tij, në periudhën nga viti 2005 deri në vitin 2009, sa ishte ai në detyrë, ka pasur një projekt për rikonstruksionin dhe ndërtimin e këtij objekti, por nuk është realizuar.

“U shqetësova dukshëm nga lajmi se salla Universale ishte në flakë dhe menjëherë erdha këtu në vend. Ky objekt ka qenë në kufirin e vlerës së shfrytëzueshme në periudhën kur unë kam qenë drejtor, pra nga viti 2005 deri në vitin 2009. Ky lloj objekti nuk lejohej të funksiononte. Një ndërtesë e ngjashme në Bullgari u dogj në 7 minuta. Frika ime më e madhe ishte se do të ndodhte një zjarr dhe ja ku ndodhi. Kjo ndërtesë ishte sinonim i të gjithë njerëzve në Maqedoni dhe është për të ardhur keq që objekti u keqtrajtua kaq shumë. Në vitin 2005, kur mora detyrën, kishte një projekt për rindërtim dhe një projekt për zgjerim, por nuk u realizua. Është fat që ka marrë zjarr bosh dhe nuk është rrëzuar dhe është mirë që nuk ka pasur viktima”, tha Popovski.

Të fundit