17/06/2024
20.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

IShP i RMV-së: Numri i rasteve të reja me kovid është ulur me 48.3 përqind, kurse i vdekjeve me 38.1 përqind

Në periudhën prej 10 deri më 16 maj, janë regjistruar 674 raste të reja pozitive nga 31 qytete të vendit, me rënie prej 48.3 përqind krahasuar me javën e kaluar, tregojnë të dhënat e Institutit për Shëndet Publik, përcjellë Portalb.mk.

Rritje ka edhe te numri i të testuarve – gjithsej 16.773 materiale në laboratorët që kryejnë testim molekular dhe testim antigjeni për praninë e SARS-CoV-2, me rritje prej 6.3 përqind krahasuar me javën e kaluar. Përqindja e pozitivitetit varion nga 1.8 për qind në 7.2 për qind, me mesatare prej 4.0 për qind.

Shumica e rasteve të regjistruara janë nga Shkupi (280; 41.5 përqind).

Të sëmurët janë nga të gjitha grupmoshat, kurse grupmosha më e zakonshme është mbi 60 vjeç (240, 35.6%). Numri më i madh i pacientëve janë të regjistruar te grupmoshat 50-59 (114; 16.9%), 30-39 (114; 16.9%) 40-49 (111; 16, 5%) dhe 20-29 (56; 8.3%). Numri më i ulët është regjistruar tek fëmijët e moshës 0-9 (6; 0.9%) dhe 10-19 vjeç (33; 4.9%).

Rënie është vërejtur edhe te numri i të vdekurve. Gjatë kësaj periudhe, ishin raportuar 65 vdekje nga 15 qytete, 38.1 përqind më pak se javën e kaluar.

Për sa i përket moshës, 56 persona ishin mbi 60 vjeç, shtatë persona të moshës 50 deri 59 vjeç, një person i moshës 40 deri 49 vjeç dhe një person i moshës 30 deri 39 vjeç.

Përfshirë 16 majin, janë vaksinuar 207,219 persona me të paktën një dozë të vaksinës anti-kovid, ndërsa plotësisht janë vaksinuar gjithsej 31,599 persona.

Të fundit