24/10/2024
12.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ismet Guri paraqitet në polici, tashmë është në burg

Ish-zëvendës drejtori i Drejtorisë për të Hyra Publike, Ismet Guri është paraqitur në polici dhe tashmë është në burg.

Kujtojmë se më parë është lëshuar fletarrest për ish-zëvendësdrejtorin e Drejtorisë për të Ardhura Publike.

Guri fillimisht ishte në paraburgim dhe më pas në arrest shtëpie për shkak të problemeve shëndetësore, pasi u arrestua në korrik të vitit të kaluar së bashku me 15 persona, mes të cilëve biznesmenë dhe inspektorë të Drejtorisë për të Ardhura Publike, të dyshuar për bashkim kriminal dhe taksa mashtrimit.

Ndaj Ismet Gurit, së bashku me Ejup Alimin, për asgjësimin e materialit zgjedhor është zhvilluar edhe rasti “Titanik 3”, në të cilën Gjykata, pas një gjykimi të përsëritur vitin e kaluar, i dënoi me nga 3 vjet e 6 muaj burgim. TV21

Të fundit