Në rrugën 5 të lagjes Teneqe Mahallë është vendosur në funksion një vendparking i ri me kapacitet për rreth 50 vetura. Projekti u realizua brenda vetëm 10 ditësh, pas kërkesës së banorëve të paraqitur gjatë një bashkëbisedimi me kandidatin për kryetar të Çairit, Izet Mexhiti.
Përveç vendparkingut, është siguruar edhe ndriçimi publik, me qëllim që hapësira të jetë e kompletuar dhe e sigurt për veturat dhe banorët.
“Ne nuk premtojmë kot. Ne i dëgjojmë qytetarët, marrim kërkesat e tyre dhe i realizojmë me efikasitet”, theksoi Mexhiti.
Ky projekt vjen si pjesë e angazhimeve për të përmirësuar jetën e përditshme të qytetarëve të Çairit.







