Në zonën e fshatit Negorci, në vendin e quajtur “Zhabjak”, janë gjetur dhe marrë 381 bimë kanabis sativa, informojnë nga MPB.
Gjatë ditës së djeshme, nëpunës policorë nga Qendra rajonale për punë kufitare Jug I privoi nga liria J,M.(30) nga f.Negorci, S.V.(25) nga Gjevgjelia, V.L.(21) nga Bogdanci dhe H.M.(23) nga Gjevgjelia të cilët ishin hasur në vendin e ngjarjes.
Siç kumtojnë nga Ministria, personat janë marrë dhe mbajtur në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do të parahtrohet padi adekuate.