Filloi votimi në gjashtë komuna në rajonin e Tetovës ku sot mundësi për të përzgjedhur kandidat për deputetë do të kenë gjithsej 184.132 qytetarë me të drejtë vote. Të drejtën e tyre të votës do të mund ta realizojnë në gjithsej 265 vendvotime.
Më shumë votues ka në komunën e Tetovës, me 84.454 votues në 117 vendvotime. Vijon Bogovinja me 27.812 votues dhe 38 vendvotime. Në Zhelinë komisioni komunal zgjedhor ka 23.926 fletëvotime, ndërsa numri i vendvotimeve është 35.
Tearca numëron 22.238 votues dhe 30 vendvotime. Në Bërvenicë ka 24 vendvotime ku do të mund të votojnë 15.534 qytetarë. Më pak votues ka në komunën e Jegunovcës ku janë regjistruar 10.168 votues dhe 21 vendvotime.
“Komisioni komunal zgjedhor Tetovë për ditën e zgjedhjeve ka paraparë dislokim të disa vendvotimeve. Të gjitha vendvotimet të cilat deri më tani janë locuar në objektin e NPK Tetovë në tregun e qytetarit janë dislokuar në SHF ‘Vëllazërimi’ – objekti Qendra e sportit, ndërsa të gjitha vendvotimet nga komuna e Tetovës janë vendosur në SHF ‘Liria’”, kumtuan nga KKZ Tetovë.
Të hënën në rajonin e Tetovës 80 persona të infektuar me Kovid-19 dhe në vetizolim. Të drejtën e tyre të votës nga shtëpia dje e kanë shfrytëzuar 192 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm në të gjitha gjashtë komunat e Tetovës. as/fb/