19/05/2024
19.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Janë regjistruar 22 raste të reja me Kovid-19, gjithsej 1.839 të diagnostikuar, 50 pacientë të shëruar, dy të vdekur

Instituti për Shëndet Publik (ISHP) sot ka regjistruar 50 pacientë të shëruar edhe atë në Shkup- 16, Kumanovë-10, Prilep-6, Tetovë,-15, Veles-1, Kriva Pallankë-1, dhe Vallandaovë-1.

Në Spitalin “8 Shtatori” ka vdekur një pacient nga Shkupi (78 vjeç) i pranuar më 7 maj dhe një pacient nga Tetova (77 vjeç) në mjekim shtëpiak nga 14 maji. Në 24 orët e fundit janë bërë 533 testime, ndërsa janë regjistruar 22 raste të reja me Kovid-19 edhe atë në Shkup-8, Shtip-2, Prilep-2, Tetovë-3, Strugë-1, Veles-4, Sveti Nikollë-1 dhe Gostivar-1, kë bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Numri total i të diagnostikuarve me Kovid në vend nga fillimi i epidemisë arrin 1.839, numri i pacientëve të shëruar është 1351, atyre të vdekur 106, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive në vend është 382. Shpërndarja e fundit nëpër qytete është si vijon:

Shkup – 636, aktiv 143
• Kumanovë – 416, aktiv 21
• Dibër – 51,
• Shtip-38, aktiv 4
• Prilep-202, aktiv 59
• Tetovë – 150, aktiv 66
• Strugë – 71, aktiv 5
• Veles – 125, aktiv 53
• Manastir –27, aktiv 8
• Ohër-21, aktiv 6
• Kavadar – 5,
• Gostivar-20, aktiv 3
• Gjevgjeli – 4,
• Strumicë – 2,
• Kriva Pallankë – 6, aktiv 1
• Radovish – 4,
• Krushevë – 3,
• Koçan – 31, aktiv 4
• Probishtip – 2,
• Kërçovë – 2,
• Negotinë -9, 5 aktiv (7 persona të infektuar janë banorë të Demir Kapisë)
• Demir Hisar – 1,
• Makedonski Brod – 2,
• Pehçevë – 3, aktiv 1
• Dellçevë-1,
• Vallandovë -1,
• Vinicë – 2,
• Kratovë-2, aktiv 1
• Berovë-1, aktiv 1
• Sveti Nikollë 1, aktiv 1

Janë bërë 533 teste edhe atë përmes ISHP- 256, Fakulteti i Veterinarisë-7, Avicenë-12, Biotek-36, Klinika “Zhan Mitrev”-61, Sistinë- 53 dhe ASHAM-108. Deri tani në vend janë bërë gjithsej 22.255 teste të Kovid-19.

Në 24 orët e kaluara, dy pacientë të rinj janë pranuar në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile, ndërsa janë hospitalizuar 43 pacientë.

Në SPQ “8 Shtatori” janë pranuar tetë pacient të ri, ndërsa gjithsej janë hospitalizuar 21. Në makinë respiratorë janë katër pacientë ndërsa dy janë me pasqyrë më të rëndë klinike.

Në spitalin e Manastirit janë hospitalizuar shtatë pacientë, në mjekim shtëpiak ndiqen edhe dy pacientë. Në spitalin e Shtipit janë hospitalizuar gjithsej katër pacientë dhe nuk ka pacient të cilët ndiqen në mjekim shtëpiak. Në repartin infektiv në Tetovë, Veles, Kumanovë, Ohër dhe Prilep janë të hospitalizuar 51 pacientë, pozitiv dhe të dyshuar për Kovid-19, qëndron në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë. fab/

Të fundit