07/05/2024
15.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Janë regjistruar 25 raste të reja me Kovid-19, gjithsej të diagnostikuar 1.817, të shëruar tetë, tre të vdekur

Instituti i Shëndetit Publik sot regjistroi tetë pacient të shëruar edhe atë në: Shkup -7 dhe Prilep -1. Në Klinikën për Sëmundje infektive dhe Gjendje Febrile ndërroi jetë një paciente nga Kumanova (60-vjeçare), e shtrirë në klinikë më 27 prill. Në SPQ “8 shtatori” ndërroi jetë një pacient nga Struga (59), i pranuar më 16 maj dhe një pacient nga Shkupi (51) i hospitalizuar më 4 maj. Gjatë 24 orëve të kaluara janë bërë 286 testime, ndërsa janë regjistruar 25 raste të reja me Kovid-19 edhe atë në:Shkupi-16, Tetovë-4, Strugë-1, Veles-2 dhe Ohër-2, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 1.817, numri i pacientëve të shëruar është 1.301, i të vdekurve është 104, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive në vend është 412. Shpërndarja e fundit sipas qyteteve është:

Shkup – 628, aktiv 31
Kumanovë – 416, aktiv 31
Dibër – 51
Shtip-36, aktiv 2
Prilep -200, aktiv 63
Tetovë – 147, aktiv 79
Strugë – 70, aktive 4
Veles – 121, aktiv 50
Manastir –27, aktiv 8
Ohër –21, aktiv 6
Kavadar – 5,
Gostivar -19, aktiv 2
Gjevgjeli – 4,
Strumicë – 2,
Kriva Pallankë – 6, aktive 2
Radovish – 4,
Krushevë – 3,
Koçan – 31, aktiv 4
Probistip – 2,
Kërçovë – 2,
Negotinë-9, aktiv 5 (7 persona të infektuar nga NJR Negotin janë banorë të Demir Kapisë)
Demir Hisar – 1,
Makedonski Brod – 2,
Pehçevë- 3, aktiv 1
Dellçevë-1,
Vallandovë -1, aktiv 1
Vinicë – 2,
Kratovë- 2, aktiv 1
Berovë-1, aktiv 1

Janë bërë 286 teste edhe atë përmes ISHP-165, Filipi i Dytë (Zhan Mitrev) – 3, Sistinë me metodën PCR – 18 dhe ASHAM -100. Deri tani në vend janë bërë gjithsej 21.722 testime nga Kovid-19. Nga numri i përgjithshëm i testeve të bëra gjatë 24 orëve të kaluara 124 teste janë bërë në kuadër të skriningut në kopshte dhe të gjitha janë negative.

Në 24 orët e kaluara, dy pacientë u pranuan në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile, dhe gjithsej 48 pacientë u shtruan në spital. Në mbështetje të oksigjenit janë 23 pacientë dhe dy pacientë në ventilim mekanik.

Në SPQ “8 Shtatori” janë pranuar shtatë pacient të ri, ndërsa gjithsej janë hospitalizuar 20. Në makinë respiratore janë gjashtë pacientë ndërsa dy janë me pasqyrë më të rëndë klinike.

Në spitalin e Manastirit janë hospitalizuar shtatë pacientë, në mjekim shtëpiak ndiqen dy pacientë. Në spitalin e Shtipit janë hospitalizuar gjithsej katër pacientë dhe nuk ka pacient të cilët ndiqen në mjekim shtëpiak. Në repartin infektiv në Tetovë, Veles, Kumanovë, Ohër dhe Prilep janë të hospitalizuar 47 pacientë pozitiv dhe të dyshuar për Kovid-19, qëndron në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë. fc/

Të fundit