18/04/2024
7.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Java e vetëdijes pensionale/ Të rinjtë të informohen me kohë për fondet dhe të drejtat pensionale

Është me rëndësi që të rinjtë të informohen me kohë për të drejtat, oblgiimet dhe përfitimet e anëtarëve të fondeve obliguese dhe vullnetare pensionale, menjëherë pas fillimit të marrdhënies së punës. Kështu bëjnë thirrje nga Agjencia për mbikqyrje të financimit kapital të sigurimit pensional duke shënuar javën e vetëdijes pensionale e cila sivjet është nga data 7 deri më 15 shtator, informon Zhurnal.

Dita e vetëdijes pensionale ështëmë 15 shtator, duke filluar nga viti 2014 ndërsa për qëllim ka të theksojë rëndësinë e kursimit pensional.

Nga kjo Agjenci thonë se këtë ditë do ta shënojnë me një sërë aktivitetesh duke shfrytëzuar komunikimet elektronike dhe mediat sociale.

Aktivitetet edukative organizohen me qëllim që të ngritet vetëdija e qytetarëve për rëndësinë e sigurimit pensional dhe të rritet informimi për sistemin pensional./Zhurnal.mk

Të fundit