Jemi mësuar që kompanitë maqedonase të diskriminojnë shqiptarët ama kur kompanitë shqiptare na diskriminojnë kjo është e patolerueshme.
Kompania Neptun nuk është hera e parë që e bënë këtë. Ka vite që në forma të ndryshme e bën diskriminimin ndaj shqiptarve duke mos pranuar shqiptarë në administratë ( ekonomista, jurista, menaxhera ) duke mos bë reklama në gjuhën shqipe dhe duke o mos u reklamuar në mediume shqiptare.
Tani shikoni këtë detaj të vogël që të acaron pa masë. Nëse doni të bleni online tek Neptun Maqedoni ju patjetër duhet të shkruani në kirilic pëndryshe nuk pranohet porosia juaj!!! E kjo në aspektin teknik nuk është aspak e nevojshme se edhe shumica e dyqaneve online maqedone e pranojnë verzionin latin që përdoret në krejt botën. Një shembull do e postojmë tek komentet të një kompanie maqedone që porositë online i pranon me shkronja latine.
Ta dini kjo nuk është rastësi nga Neptun, aty vazhdon avazi i injorimit të gjithçkaje shqiptare.TeToVa-Qyteti Im