20/04/2024
10.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Jemi në krizë pandemie dhe energjetike, rritja e pagës minimale, barrë e madhe për biznesin – thotë Hoxha

Rritja e pagës minimale duhet të jetë si rezultat i rritjes së produktivitetit të kompanive dhe ajo do të paraqesë një barë të madhe për biznesin pasi vjen në një situatë të krizës energjetike dhe pandemie.

Kështu vlerëson kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, Nebi Hoxha në ClickPlus në TV21.

“Ne në vazhdimësi kemi deklaruar se duhet të rriten pagat, por kërkonim që paralelisht edhe kushte më të mira të bërjes së biznesit. Detyrimisht, kur krijohen kushte më të mira të bërjes së biznesit dhe krijon produktivitet, atëherë natyrshëm do të vjen deri te një mundësi dhe mekanizëm për rritjen e pagës minimale”, tha Hoxha.

“Nëse e bëjmë një krahasim, se brenda katër viteve ne kemi kaluar nga paga minimale prej 9 mijë denarësh në 18 mijë denarë, dyfish më shumë, kjo me të vërtetë është barrë e madhe për biznesin duke e pasur parasysh këto rrethana”, u shpreh më tej Hoxha.

Të fundit