29/05/2024
10.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Jetesa u bë dyfish më e shtrenjtë se vjet, inflacioni “dërrmoi” xhepat e qytetarëve

Çmimet e ushqimeve nuk ulen me gjithë masat e qeverisë për të mbrojtur standardin e jetesës. Qytetarët reagojnë se sa herë shkojnë në dyqan përballen me artikuj ushqimorë më të shtrenjtë.
Të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave tregojnë se në janar rritja më e madhe vjetore 39,1%, pati te buka dhe drithërat, e pasuar nga qumështi, djathi dhe vezët me 36,2% dhe në vendin e tretë është mishi me 28,3%. Dhe të gjithë artikujt e tjerë janë rritur me inflacion dyshifror, kështu që rritja e kostos së vajrave të gatimit arrin në 18.4%, më pas për kafeja, çaji 17.3%, peshku e produktet e deti 14.4%.

TOP 5 rritjet e çmimeve të produkteve ushqimore: Janar 2023/Janar 2022/

Bukë dhe drithëra 39,1 % / Qumësht, djathi dhe vezët 36.2% / Mishi 28.3% / Vajrat 18.4% /Kafe, çaj 17.3% / Peshku 14.4%

Në bazë të të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave për inflacionin, ka llogaritur se ajo që mund të blihej për 1.000 denarë në janar 2021, ka kushtuar 1.092 denarë në janar 2022, ndërsa sot të njëjtat kushtojnë 1.366 denarë.

Ekspertët ekonomik thonë se inflacioni është në interes të shtetit por në dëm të qytetarëve. Branimir Jovanoviq tha se inflacioni është një taksë e fshehur që me rritjen e çmimeve, tatimi i vlerës së shtuar mbush buxhetin e shtetit. Ai merr shembull si arka e shtetit sivjet është mbushur 15% më shumë që konsiston me normën e inflacionit, i cili në janar ishte 17% sipas Bankës Popullore të RMV-së.

“Ajo që njerëzit duhet të fokusohen për të mbijetuar ose të mos varfërohen më tepër nga ky shtrenjtim i produkteve, është që të kërkojnë të ardhura më të larta si punëtorët paga më të larta, qytetarët pensione dhe sindikatat të mbrojnë të varfrit. Pala e vetme që ka interes nga ky inflacion është vet shtetit që është i njohur se ‘inflacioni është taksë e fshehtë’ që e mbush buxhetin”, deklaroi Branimir Jovanoviq, Ekspert ekonomik.

Maqedonia është një vend me ekonomi të hapur dhe importohen shumë produkte ushqimore, prandaj edhe inflacioni për to është i importuar. Për të parandaluar abuzimet e tregtarëve nga fryrja e çmimeve, qeveria kufizoi marzhen e produkteve ushqimore bazë deri më 30 prill. Në mënyrë që prodhuesit e produkteve bazë ushqimore të mund të prodhojnë ushqime më të lira, nga 1 janari i këtij viti, qeveria gjithashtu mundësoi kontratat për energji elektrike të subvencionuar përmes shitjes së EMV-së. Por, dhe këto masa janë të pamjaftueshme sipas, profesorit të ekonomisë, Sami Bislimi.

“Nuk investuan pothuajse aspak në zhvillimin ekonomik që do të thotë rritjen e kapacitetit prodhues e cila do të mundësonte rritjen e të ardhurave, rritjen e ofertës produkteve të vendit, rritjen e standardit jetësor të qytetarëve dhe nuk do të ishim aq të varur nga importi i produkteve, e cila në vitin 2022 deficiti tregtar arrin në 3,7 miliard euro, këto para duhet ti paguaj dikush”, theksoi Sami Bislimi, Profesor Ekonomisë.

Nëse shikojmë rritjen e kostove në nivel vjetor, në janar 2023, kostot e ushqimeve dhe pijeve janë madje 25% më të larta se në janar 2022. Nëse kësaj i shtojmë faktin se kemi pasur edhe inflacion të lartë vitin e kaluar, ku rritja e kostove të ushqimeve dhe pijeve në janar 2022 ishte 9.2% më e lartë se në janar 2021, është e qartë se tani ato duhet të dyfishojnë shumë më tepër para se më parë. /Alsat.mk

Të fundit