12/10/2024
13.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kandidatët e BDI-së, nga Zona e 6-të zgjedhore, kanë vizituar shtëpinë muze të dëshmorit, Naser Veliu

Kjo vizitë është përtej simbolikave, ngase, para 30 vitesh, ra për të mos vdekur kurrë, dëshmori i paharrueshëm i Gostivarit së bashku me dëshmoren e Pejës, Nurie Zeka, duke dëshmuar pëtkushtimin nacional, pavarësisht se ku kishin lindur.

Gjatë vizitës së Shtëpisë muze, u evokuan kujtime para 30 vitesh, kur shqiptarët në ish Jugosllavi përballeshin me një armik të fuqishëm që nuk pyeste nga vjen shqiptari, ata zbatonin projektin e tyre të dhunës, shpërnguljes dhe vrasjeve me motive politike.

Kandidatët për deputetë, Arta Bilalli-Zendeli,dhe Hasim Dehari, vlerësuan lartë personalitetin e Naser Veliut, familjen e tij atdhetare si dhe angazhimin e tij për çlirim të shqiptarëve nga robëria. Dëshmorët, u cek gjatë vizitës, i japin krenari kombit.

Kandidatët për deputetë të pranishëm, u zotuan se angazhimi i tyre për interesin nacional, në Parlament, do të jetë i plotë, duke mbrojtur e promovuar kauza të drejta, zbatimin e plotë të barazisë si dhe avansimin e çështjes së shqiptarëve.

Dëshmori Naser Veliu, ishte shembull për rininë, për Gostivarin dhe rininë shqiptare, andaj kujtimi për të është i paharrueshëm.

Gjatë kësaj vizite, mikpritës ishin djali i heroit, Lavdrim Veliu dhe vëllai i dëshmorit, Luan Veliu,dhe nipi Naser Veliu i ri.

Ata i falënderuan kandidatët për deputet për këtë vizitë, duke theksuar se erdhi koha për votën unike shqiptare dhe Kryeministrin e parë shqiptar!Aktuale.mk

Të fundit