27/05/2024
12.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kanë përfunduar 60 projekte infrastrukturore nga programi TAV, po punohet në 22

Në fund të këtij viti do ta kemi një urë moderne me gjerësi 24 metra me 4 korsi, me shtigje për këmbësorë dhe biçikleta në të dy anët, zgjidhje reale arkitekturore, tha zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi.

Zëvendëskryeministri Bytyqi së bashku me drejtorin e përgjithshëm të TAV-it, Nexhat Kurt, inspektuan punimet ndërtimore në urën në rrugën e Lubjanës në komunën e Karposhit, për të cilën janë ndarë më shumë se 6 milionë e 200 mijë euro dhe do të lidhë dy pjesë të qytetin, përkatësisht rrugët e frekuentuara “Ilindenska” dhe “Skupi”, ura do të lidhë komunat Karposh, Gjorçe Petrov, Çair, Butel dhe Shuto Orizarë.

“Jam i kënaqur me dinamikën me të cilën po kryhet ndërtimi, sepse ka përfunduar ndërtimi i poshtëm i urës dhe aktualisht po punohet në pjesën e sipërme. Tashmë ka përfunduar betonimi i trarëve kryesorë, trarëve kryq dhe pllakës ndërmjet shtyllës fundore dhe shtyllës së mesme dhe në periudhën në vijim do të vendosen skelat për vendosjen e pllakës ndërmjet shtyllave. Pas përfundimit të punimeve do të kemi një urë moderne me gjerësi 24 metra me 4 korsi, me shtigje për këmbësorë dhe biçikleta në të dy anët, një zgjidhje e vërtetë arkitekturore, të cilën e meritojnë qytetarët e Shkupit dhe Maqedonisë së Veriut. Pritet që puna në urë të përfundojë në fund të këtij viti”, tha Bytyqi.

Drejtori i përgjithshëm i TAV-it, Nexhat Kurt, në deklaratën e tij tha se ura do të jetë një përfitim i madh për komunitetet lokale dhe se TAV-i si operator aeroporti, përveç funksionimit të aeroportit si aktivitet kryesor i tij, me kënaqësi kontribuon në zhvillimin e infrastrukturës lokale në Maqedoninë e Veriut.

“Si një nga 90 projektet speciale me vlerë totale prej 49,7 milionë euro, ura në rrugën e ‘Lubjanës’ ka një rëndësi të madhe sepse do të lidhë dy pjesë dinamike të qytetit të Shkupit dhe në të njëjtën kohë do të shtojë vlerë dhe përfitim për komunitetet lokale dhe veçanërisht për qytetarët e qytetit të Shkupit”, tha Kurt, dhe shtoi se ky nuk do të jetë fundi i bashkëpunimit me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut në fushën e përmirësimit të infrastrukturës.

Përmes programit TAV, Qeveria dhe TAV-i ndërtojnë ujësjellës, kanalizime, salla sportive, rrugë dhe rrugica, kopshte, shtëpi për të moshuarit, qendra rinore, ose më saktë projekte infrastrukturore me rëndësi për bashkëqytetarët tanë

Të fundit