27/04/2024
10.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Karim Benzema denoncon ministrin francez, që e akuzoi për lidhje me terroristët

Një akuzë e tillë nuk mund të kalonte pa u vënë re. Karim Benzema, fituesi i “Topit të Artë” 2022, i cili aktualisht luan për Al Ittihad, ka paraqitur një ankesë kundër ministrit të brendshëm francez, Gerald Darmanin, i cili në tetor tha se ishte në dijeni të lidhjeve të dyshuara mes sulmuesit dhe terroristëve të njohur si grupi “Vëllazëria Myslimane”.

Këtë e ka konfirmuar avokati i ish-lojtarit të Real Madridit. “Kjo lloj përbuzje, qoftë edhe marifet komunikimi me fakte të rreme, ka pasoja të dukshme edhe për ata që janë afër të akuzuarve. Ne po mbjellim ndarje në Francë, kemi shumë njerëz që nuk e kuptojnë këtë lloj fjalimi. Kjo është saktësisht e kundërta e asaj që duhet të bëjë një njeri që e quan veten politikan”, – tha ai për RTL.

Avokati i Benzema, Hugues Vigier, ka paraqitur ankesën në Gjykatën e Drejtësisë së Republikës (CJR), e vetmja gjykatë e disponueshme në vend për të ndjekur penalisht anëtarët e qeverisë. Sipas mediave, padia përbëhet nga 92 faqe dhe siguron se futbollisti është viktimë e “shfrytëzimit politik”, se deklaratat e ministrit janë “mashtrim i rremë komunikimi” dhe se po shkaktojnë “pasoja familjare edhe për njerëzit”.

Nëse ankesa miratohet, ministri mund të paguajë një gjobë prej 12.000 euro. Ministri francez e akuzoi Benzema në tetor për lidhje me “Vëllazërinë Myslimane” dhe se ishte orientuar “drejt një Islami të ashpër dhe rigoroz”. Kjo akuzë erdhi pasi” Topi i Artë” i vitit 2022 denoncoi situatën në Gaza, përmes një postimi në Twitter: “Të gjitha lutjet tona për banorët e Gazës, të cilët janë sërish viktima të këtyre bombardimeve të padrejta, që nuk kursejnë as gratë e as fëmijët”.

Avokati i Benzema e mbrojti me shpejtësi futbollistin: “Kjo është e rreme. Karim Benzema nuk ka pasur kurrë as më të voglën marrëdhënie me këtë organizatë. Ai zgjodhi të jetojë në Arabi, një vend që e ka shpallur atë organizatë terroriste, diçka që Franca nuk e ka bërë kurrë”.

Të fundit