09/10/2024
14.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kasami: Do të kujdesemi për trashëgiminë kulturore

Ne si Lëvizje Besa do të kujdesemi edhe për trashëgiminë kulturore, do të kujdesemi edhe për hapësirat e gjelbra për të gjithë qytetarët e Tetovës dhe të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Ne do të përkujdesemi që të kemi një jetë të dinjitetshme, një jetë të cilën e meritojnë të gjithë qytetarët, tha sot lideri i kësaj partie, Bilall Kasami.

Siç njoftojnë nga Besa, Kasami garanton që përmes koalicionit ”Mundemi”, malin Sharr ta bëjnë zonë atraktive-turistike dhe të mos jetë vetëm ”Kodra e Diellit”, ajo e cila ka mbetur mbrapa me investimet publike dhe me investimet private”.

“Koalicioni ‘Mundemi’ do të qeverisë ndryshe dhe se rinisë do t’ia mundësojë një standard jetësor evropian, që ajo mos të bredh rrugëve të Evropës, sepse, ‘Guri i rëndë peshon në vend të vet’”, ka deklaruar Kasami. fab/

Të fundit