12/04/2024
15 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kasami: Institucionet të jenë më aktivë në angazhimin e personave me autizëm

Në Ditën Botërore të Autizmit, kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasmai tha se të gjithë jemi të ndryshëm dhe të gjithë duhet të jemi të barabartë dhe shtoi se duhet treguar se secili fëmijë ka vlerën e tij pavarësisht dallimeve.

Kasami bëri thirrje te të gjitha institucionet e vendit që të punojnë sa më shumë sa i përket autizmit që siç thotë ai, të gjithë fëmijët të ndjehen të barabartë.

“Të gjithë jemi të ndryshëm në një formë apo tjetër dhe të gjithë jemi të barabartë me dallime të cilat i kemi. Në ditën botërore të autizmit ne duam të tregojmë që çdo anëtarë i shoqërisë tonë është i rëndësishëm, çdo fëmije ka vlerën e vet dhe ne duam ata t’i vlerësojmë me të gjitha dallimet të cilat i kanë, me të gjitha specifikat i kanë. Bëjmë ftesë që të gjitha institucionet të kyçen më aktiv sa i përket kësaj kategorie të rëndësishme të shoqërisë tonë që edhe këta fëmijë të ndjehen të barabartë që të kenë një mundësi në shoqëri si të gjithë pjesëtarët tjerë të shoqërisë, të jenë pjesë e integruar dhe kur të rriten të mund të kontribuojnë në shoqërinë tonë dhe të mund të japin një kontribut të tyre dhe të ndjehen se bëjnë diçka për këtë shoqëri”, tha Kasami.

Të fundit