13/07/2024
31.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kasami me vetë-iniciativë furnizon me libra biblotekat në shkollat fillore dhe të mesme në Tetovë

Bilall Kasami në rrjetin social facebook përmes një statusi shkruan se me vetëiniciativë të tij dhe komunës po furnizon me libra biblotekat në Tetovë, sipas Kasamit atë që nuk po e bën Ministria e Arsimit dhe Shkencës po e bën komuna.

Ja statusi i plotë:

”Atë që nuk po ë bën Ministria e Arsimit dhe Shkencës ne po e realizojmë. Gjatë këtyre ditëve në shkollat fillore dhe të mesme të cilat gravitojnë në Komunën e Tetovës kemi furnizuar bibliotekat e shkollave me mbi 10.000 libra të ndryshëm të letërsisë shqipe. Autor të ndryshëm, të cilët janë pasuri të letërsisë sonë. E, gjithë kjo shërben për stimulimin dhe nxitjen e nxënësve që të lexojnë sa më shumë, pasi vetëm kështu shtrojmë rrugën e diturisë drejt një të ardhme të ndritur” – shkruan Bilall Kasami.

Të fundit