Në vazhdën e takimeve të shumta që kreu u Komunës së Tetovës, Bilall Kasami po zhvillon në Danimarkë gjatë ditës së djeshme ishte edhe vizita te Shoqata Kulturore Shqiptare NERASHTI.
“I shoqëruar nga ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Danimarkë z. Faton Bejta, bashkë me kryetarin e komunës së Ballerupit z. Jesper ëürtzen, vizituam Shoqatën Kulturore Shqiptare NERASHTI, ku u pritëm me poezi dhe këngë shqipe të recituar nga fëmijët e bashkëatdhetarëve tanë që jetojnë në Ballerup.
Duke e falenderuar shoqatën për mikpritjen, i ndamë një pllaketë në shenjë mirënjohjeje për bashkëpunimin tonë”, ka shkruar kryetari i Lëvizjes Besa-Bilall Kasami.