Kreu i Tetovës Bilall Kasami si dhe barësi i listës së këshilltarëve për këshillin komunal të Besës Besar Durmishi, takuan banorët e fshatit Poroj. Kreu i Tetovës tregoj për punët e bëra në 8 muaj qeverisje ku deklaroi se Tetovës dalngadalë por sigurt po i rikthehet fryma e të qenurit qytet. Kasami ka deklaruar se kanë asfaltuar plotë rrugë në Tetovë sa që ata nuk i kanë bërë për 8 vite.
“Kemi bërë të paktën nga një projekt për secilën lagje në Tetovë, kemi asfaltuar dhe kemi bërë diçka për qytetarët. Oponentët mundohen të mohojnë të arriturat, por e kanë kot qytetarët din të vlerësojnë. Edhe “Bllagoja Toska” do të jetë shumë shpejt në shërbim të qytetarëve”, u shpreh Kasami.
Gjithashtu kreu i Tetovës deklaroi se tetovarët nuk mashtrohen e sidomos rinia me tetovare me koncerte dhe këngëtarë që organizon BDI-ja.